Përbërësit:
2 vezë (ndahen të bardhat nga te kuqet)
nje filxhan vaj
kfasac (3 lugë të mesme)
sheqer (2 lugë të mesme)
pak ujë të vakët
kripë
ujë te vakët 400 ml
miell (derisa brumi te mblidhet)
Mbushja:
suxhuk
djath të bardhë
Përgatitja:
Në një enë qesim miell perafërsisht dy pjata, ia shtojmë kfasacin, pasi të fryhet, pak kripë, 2 të bardhat e vesë, një filxhan vaj i perziejmë ngadalë ia shtojmë ujin sipas nevojës dhe miell i shtojmë derisa brumi të mblidhet, brumi lihet të pushojë 1 orë deri 1 orë e gjysmë ne temperaturë dhome. Derisa brumi pushon suxhukin e grijmë ne robot dhe djathin e grijmë me rende. Pasi te vjen brumi i ndajmë në kuleqë të vogël dhe hapim me një thikë, i presim si në foto dhe i mbushim me shuxhuk dhe djath. Pastaj i mbështjellim, i renditim në tepsi, i lyejm me të kuqet e vesë dhe i pjekim.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.