Përbërësit:
miell, 2 te bardha te vezes, 100gr gjalpë, 1 gotë kos, 1 pluhur për pjekje, djathë, kripë.
Përgatitja:
Në një enë e përziejmë kosin me të bardhët e vezës, pluhurin për pjekje dhe kripën.
Pasi të jenë përzier mirë fillojmë të shtojmë miellin dhe gjalpin e zbutur.
Miell shtojmë derisa të formohet një brumë që të ndahet nga duart.
Pastaj brumin e ndajmë në disa pjesë dhe secilën e hapim veç e veç dhe ju hedhim djathin, pastaj i mbështjellim në formë të rrumbullakët dhe i vendosim në tavën për pjekje.
Sipër i lyejmë me të verdhët e vezës.
Futen në furrë dhe pjeken në temperaturë 250 gradë celsius derisa të marrin ngjyrë ari. Ju bëfshin mirë.
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.