Kiflë të shpejta

spot_imgspot_img

Perbersit:
500 gr miell
250 gr margarin
200 ml qumësht
1 pluhur për pjekje
lëvore limoni ne rende
1 sheqer
Maje gishtash kripë.

Pergatitja:
Ne miellin e perzier me pluhurin per pjekje,kripen shtojme qumeshtin e vaket,margarinen e grire ne fleteza te holla,levoren e limonit ne rende, dhe sheqerin e vaniljes.

Masen e perziejme derisa te behet mase homogjene(nese ka nevoje shtojme akoma miell qe mos te ngjitet per duar).

Masen e ndajme ne 8 toptha, te cilet i hollojme ne pete te holle te cilen prap e presim ne 8 forme kiflesh.

Ne secilen veme ne fillim nga nje luge te vogle mbushje si marmelate,nutelle etj.

Mbeshjellim ne fomre role dhe qesim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje dhe pjekim ne 180 grade per 15-20 minuta.

Ne fund pas pjekjes i kalojme neper sheqer pluhur.

Ju befte mir!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakKrofne nga furra
Artikulli tjetërLakror

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu