Kimmich nuk vaksinohet kundër Covid: Bayern Munich mund të shkurtojë rrogën e tij!

spot_imgspot_img

Çështja Kimmich është bërë një temë e madhe diskutimi në Gjermani. Prej disa ditësh po flasim për qëndrimin e futbollistit të Bayern Munichut, i cili pavarësisht se ka qenë një nga promotorët e një fushate për mbledhjen e fondeve për gjermanët e prekur nga kriza për Covid-19, ka zgjedhur të mos vaksinohet.

Ai ka shpjeguar arsyet e tij, duke sqaruar se ai nuk është as mohues dhe as kunder vaksines, dhe gjatë një interviste për Sky Sports Germany ai zbuloi se nuk ndihej plotësisht i sigurt për “mungesën e studimeve mbi efektet e vaksinës në një kohë të gjatë”.

Ky vendim, përveçse ka ngjallur një valë kritikash nga një pjesë e madhe e klubit gjerman, mund të ketë edhe pasoja financiare për lojtarin e Bayernit, i cili tani duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë për shkak të pozitivitetit të fundit të Niklas Süle gjatë grumbullimit te Mannschaft në Wolfsburg.

Ne fakt, atij mund t’i shkurtohet rroga! Klubi bavarez mund të përfitojë nga një rregullore e re, e cila hyri në fuqi në nëntor në Gjermani, e cila lejon një punëdhënës të mos paguajë pagën për asnjë punonjës që ka përfunduar në karantinë dhe nuk është vaksinuar me zgjedhjen e tij.

E gjithë kjo bie në rastin e Kimmich, i cili e bëri të qartë disa javë më parë se preferon të presë para se të vaksinohet, sepse ka frikë nga efektet anësore afatgjata.

Mbetet për t’u parë nëse klubi, i cili me siguri nuk do të llogarisë dot te Kimmich për ndeshjen ndaj Augsburgut, do ta zbatojë këtë masë sapo të ketë përfunduar pauza për angazhimet e kombëtares.

Sidomos duke pasur parasysh faktin se futbollisti gjerman nuk duket të jetë i vetmi i pavaksinuar në radhët e Bayern Munichut. Përveç tij, në izolim pas pozitivitetit të Süles janë edhe dy anëtarë të tjerë të kombëtares gjermane si Serge Gnabry dhe Jamal Musiala, të cilët kanë deklaruar se preferojnë të presin per vaksinimin kundër Covid-19.

Në Gjermani diskutimi është shumë i ndezur dhe ka lindur në lidhje me pozitivitetin e trajnerit të Bayernit, Julian Nagelsmann, i cili megjithatë u vaksinua dhe kaloi lehtësisht periudhën e infektimit!

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu