Kindebueno Torte

spot_imgspot_img

Perberesit:
Peta te gatshme,
1 krem vanilje,
1 krem cokollate,
4 dl qumesht,
1 luge sheqer vanilje,
3 dl krem pana,
1 luge nutella,
lajthi te bluara,
cokollata kinder bueno,

Pergatitja:
I marrim te dy kremat te vaniljes dhe cokollades i qesim ne dy ene. Seciles i hedhim nga 2 dl qumesht dhe i perzijeme deri sa te trashet pastaj ju hedhim edhe 1,5 dl krem pana dhe i perzijeme deri sa behet si krem. Kremit te cokollates ia shtojme nje luge nutella dhe e perziejme me mikser. Kurse kremit te vanilles ia qesim 1 luge sheqer vanilje. E marrim shtresen e pare e lyejme me krem te cokollates dhe ia qesim lajthit e bluara permbi. E marrim shtresen e dyte, e lyejme me kremin e vaniljes dhe i hedhim 1 kinder bueno cokollate (jo nje paqete po vec kater kocka duke i shprish me dore). Mbi ja qesim shtresen e fundit dhe e dekorojme anash me kremin e cokollates, dhe me mbetjen e kremit te vaniljes e dekorojme torten mbi. Pastaj i marrim kinder buenot (cokollate) dhe i qesim mbi torte dhe ne fund i hedhim lajthia dhe cokollate te shkrire.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakEmbelsirë me Kokos dhe Grizë
Artikulli tjetërTorte me Grizë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu