Kjaer: “Futbolli brutal ndonjëherë, Gabbia ndihet shumë keq sonte! Pioli? Pas ndeshjes bëri diçka që nuk e bën thuajse kurrë”

spot_imgspot_img

Simon Kjaer, mbrojtësi i Milanit, është shprehur për DAZN pas humbjes 4-3 ndaj Fiorentina:

“Futbolli është një lojë rolesh. Herë pas here paguan shumë. Ne duhet të përmirësohemi, edhe nëse kjo ndodh vetëm një herë në vit. .. Kishim një aspekt të mirë mendor, krijuam shumë raste. Paguam për gabimet. Nuk e kam ndjesine se ata krijuan shumë, por ishin shumë të fortë në gabimet tona. Ndonjëherë është pak më e lehtë të pranosh humbjen, sepse janë gabime, por bashkë fitojmë dhe bashkë humbim, nuk është gabim i individit”.

Për Gabbia: “Ndihem mirë me të, me Romagnolin dhe Tomorin. Nuk është e lehtë pas një periudhe te gjate qe te luash titullar. Futbolli mund të jetë i bukur dhe brutal. Ai ndihet shume keq, e kuptoj dhe ishte një ndeshje e vështirë. E shoh çdo ditë, e njoh djalin, ai punon shumë çdo ditë dhe tani duhet të shikojë përpara. Ky është futbolli.”

Për Vlahovic: “Ai është një sulmues i mirë, mbulon topin mirë dhe bën lëvizje të mira brenda zonës. Ai të bën të punosh goxha, ishte një mbrëmje e ngarkuar. Sonte ai fitoi, herë fiton dhe herë humbet”

Per Pioli: “Foli ne dhomat e zhveshjes dhe tha gjerat e duhura. Trajneri nuk para flet por kesaj here duhet ta bente. E kuptojme mjaft mire. Te pesosh 4 gola nuk eshte pak, na dhemb goxha”

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu