“Kjo është një çmenduri”, Salah mposht dyshen Messi-Lewandowski dhe shkruan historinë

spot_imgspot_img

Mohamed Salah, sulmuesi Liverpool, ka folur për Sky Sport në lidhje me fitoren e Golden Foot në Montekarlo.

Egjiptiani ka mundur Leo Messi-n dhe Robert Lewandowski-n.

“Është një çmenduri, fantastike të fitoj një çmim kaq special sepse shumë legjenda e futbollit e kanë fituar. Mendoj se transferimi në Serinë A më ka ndihmuar shumë”, ka thënë Salah.

“Eksperienca në Itali më ka ndihmuar të arrij këtu ku jam tani. Kërkoj gjithmonë ta gjej motivimin brenda vetes, por thyerja e rekordit të Drogba ka qenë një stimul sepse ai është një legjendë.

“Champions apo Premier League? Do të më pëlqente t’i fitoja të dyja, nuk do të dija kë të zgjidhja. Shpresoj t’i fitoj të dyja këtë vit. Fiorentina dhe Roma? Kam jetuar momente të mëdha aty, tifozët kanë qenë të mrekullueshëm”.

Numri 11 i Liverpool-it është bërë lojtari i parë arab që e fiton këtë çmim dhe lojtari i tretë afrikan pas Samuel Eto’o dhe Didier Drogba.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu