Klubi i Serisë A fton sulmuesin shqiptar në grumbullim me ekipin e parë

spot_imgspot_img

Pas një sezoni mjaft të mirë me të rinjtë e Fiorentinës, sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, Eljon Toçi do të ketë mundësinë të tregojë veten edhe para trajnerit të skuadrës së parë, Vincenzo Italiano.

Ky i fundit ka ftuar bomberin kuqezi që të bëhet pjesë e grumbullimit të skuadrës, bashkë me dy futbollistë të tjerë të ekipit të të rinjve, pasi dëshiron të monitorojë nga afër rritjen e tyre.

Tani i takon Toçit të tregojë aftësitë e tij me skuadrën e parë, për të bindur Italianon ta mbajë aty sezonin e ardhshëm, megjithatë është thuajse e sigurt që sulmuesi nuk do të qëndrojë më te të rinjtë vjollcë.

Sipas mediave italiane, për Toçin kanë shprehur interes disak klube të Serisë B, që janë gati ta marrin në huazim, megjithatë fjalën e fundit do ta thotë Italiano, pasi ta ketë parë nga afër djaloshin kuqezi.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu