Krapfen (Bombolone)

spot_imgspot_img

Përbërësit për 12 bombolone:
600 gr miell
2 veze
1 gote qumesht
2 luge sheqer
2 luge gjalp ne temperature ambjenti
1 luge te vogel maja birre
1 bustine vanilje
1 maje luge kripe
recel per mbushje
sheqer pluhur per zbukurim

Përgatitja:
Ne nje ene te thelle hedhim sheqerin, gjalpin, qumeshtin e ngrohte ne te cilin kemi tretur majan e birres, vezet, vaniljen dhe pak kripe. I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te formohet nje mase homogjene, me pas shtojme miellin dhe vazhdojme rrahjen me pirun ose tel vezesh. Brumi qe duam te perftojme duhet te jete relativisht i bute, por qe te shkeputet nga dora. E punojme brumin me dore ne nje siperfaqe horizontale per rreth 5 minuta(ne kete menyre bombolonet behen me te buta) duke i shtuar miell nese eshte e nevojshme dhe e vendosim ne nje vend te ngrohte te mbuluar me pecete derisa te dyfishoje vellimin e tij per 1 – 1 e 1/2 ore.

Kur brumi te jete gati e vendosim ne tavolinen e punes te sperkatur me pak miell dhe formojme me te nje pete te trashe rreth 1/2 cm. Me ndihmen e nje gote (apo forme te rrumbullaket) presim 12 rrathe te cilet i leme te fryhen edhe per 1/2 ore.

Ne nje tigan hedhim mjaftueshem vaj dhe i skuqim bombolonet 2 minuta nga secila ane derisa te kene marre ngjyre kafe te erret. I vendosim ne nje pjate te madhe mbuluar me letra thithese per t’i hequr vajin e tepert.

Kur bombolonet te jene ftohur, me majen e nje thike te mprehte hapim nje zgaver ne te cilen fusim recelin me ndihmen e nje luge te vogel. Se fundi, i sperkasim me sheqer pluhur dhe kjo embelsire kaq e shijshme eshte gati per tu shijuar bashke me nje filxhan caj apo cokollate te ngrohte!/ Emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakHallvë me Miell Gruri (Hallvë Turke)
Artikulli tjetërReqel Pjeshke

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu