Përbërësit:
2 vezë
250 gr djathë
150 ml jogurt
100 ml vaj ulliri
100 gr miell misri
100 gr miell gruri
100 gr hikror
150 gr hithra
20 gr fara (liri, susam dhe fare e zezë)
Përgatitja:
Së pari marrim hithrat, i pastrojmë mirë dhe i ziejmë në ujë të kripur për 4-5 minuta. Pasi hithrat të jenë zier i kullojmë mirë dhe i presim imët.
Në një enë të madhe vendosim të gjithë përbërësit e lëngshëm duke i përzier mirë, ua shtojmë djathin bashkë me hithrat dhe në fund miellin bashkë me pluhurin për pjekje.
I përziejmë mirë dhe masën e vendosim në tepsi, ku do të shkojë në pjekje në 180 gradë Celsius për 40 minuta.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.