Perbersit:
3 vezë
1 gotë miell gruri
2 gota miell misri
½ gotë vaj
200 ml kos
1 pluhur pjekurinash
1 kungulleshkë e grirë
kripë.
Pergatitja:
Vezët i rrahim mirë më mikser. Pastaj shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë përvec kungulleshkës.
Masën e miksojmë mirë. Në fund shtojmë edhe kripën e kungulleshkën e grirë në rende.
Krelana e përgatitur kështu piqet në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20-25 minuta, varësisht nga furra.
Ju bëftë mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.