Përbërësit për pandispanjë:
400gr sheqer,
12 lugë ujë,
150gr biskota,
150gr arra të grira,
125gr gjalpë.
Për kremin kafe:
250gr gjalpë,
4 vezë,
300gr krem çokollatë,
8 lugë sheqer,
200gr arra të grira.
Për kremin e verdhë:
3 vezë,
125gr gjalpë,
200gr arra të grira,
9 lugë sheqer,
2 pako pudink vanilje,
1/2 l qumësht.
Për kremin e qokollatës:
100gr çokollatë për gatim,
1 lugë qumësht,
1 lugë vaj,
1 lugë sheqer pluhur.
Për zbukurim:
150ml shtalp.
Përgatitja:
Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës së papjekur. Në tenxhere në zjarr e hedhim ujin dhe gjalpin. Pasi shkrihet gjalpi, në tenxhere e shtojmë sheqerin. Pasi edhe sheqeri shkrihet, e heqim tenxherën nga zjarri. Biskotat i thërrmojmë me petës dhe i shtojmë në tenxhere. I shtojmë edhe arrat e grira dhe përziejmë me lugë, derisa të fitojmë një masë homogjene. Sipër tabakasë për torte e vëmë masën për pandispanjë të papjekur. Me thikë ia japim formën pandispanjës.
Fillojmë me përgatitjen e kremit të verdhë. Në tenxhere e vëmë gati tërë qumështin dhe sheqerin. Në qumështin e mbetur e shtojmë pluhurin për pudink dhe përziejmë me tel. Pastaj, duke përzier pandërprerë me tel, në tenxhere e shtojmë pudinkun e zbutur me qumësht. Pasi pudinku e fiton dendesinë e duhur, tenxherën e heqim nga zjarri.
Fillojmë me përgatitjen e kremit kafe. I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat e vezës dhe gjalpin i hedhim në enën për përzierje dhe i rrahim me mikser, derisa gjalpi të fillojë të shkumëzohet. E shtojmë kremin e çokollatës. I rrahim me mikser, derisa të bashkohet masa. Me mikser i rrahim edhe të bardhat e vezës. E shtojmë sheqerin dhe i rrahim derisa të shkrihet sheqeri. Të bardhat e rrahura i shtojmë në enën me të verdhat e vezës. Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
Vazhdojmë me përgatitjen e kremit të verdhë. Në enë të thellë e vëmë pudinkun e ftohur dhe gjalpin. I rrahim me mikser, derisa të fitojmë një masë homogjene. Pastaj, i thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të bardhat e vezës i rrahim me mikser dhe i shtojmë në enën me të verdhat e vezës. Në enë i shtojmë edhe arrat e grira. Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa. Pastaj, sipër pandispanjës e vëmë kremin e verdhë. Sipër kremit të verdhë e vëmë kremin ngjyrë kafe. Në enë të thellë e hedhim shtalpin dhe e rrahim me mikser, derisa kremi pana ta fitojë dendesinë e duhur.
Fillojmë me përgatitjen e kremit të çokollatës. Qokollatën e thyejmë në copë dhe e shkrijmë në enë mbi avull. Përziejmë me lugë dhe e shtojmë qumështin dhe vajin. Pasi shkrihet çokollata, e heqim enën nga zjarri. Pasi ftohet pak çokollatën e hedhim sipër tortës.
Shiringën e kuzhinës e mbushim me krem pana. Me ndihmë të shiringës, i zbukurojmë pjesët anësore të tortës. Sipër zbukurojmë edhe me disa toptha çokollate./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.