Krijoi lidhje intime me anëtaren e stafit, gati pezullimi për trajnerin e skuadrës rekordmene në NBA

spot_imgspot_img

Ime Udoka, trajneri i Celtics, finalistë të NBA-së sezonin e kaluar, do të përballet me masa të mundshme disiplinore dhe madje edhe me pezullim për shkelje të rregullave të skuadrës nga Bostoni. Sipas ESPN-së, pezullimi mund të zgjatë një vit.

Udoka mësohet se ka pasur lidhje intime me një anëtare të stafit, çka konsiderohet si shkelje e rregullave të brendshme dhe etikës së skuadrës.

Celtics nuk e mendojnë shkarkimin e Udokës, por në rast të pezullimit gjatë gjithë sezonit, pritet të zëvendësohet nga ndihmëstrajneri aktual, Joe Mazzulla.

Shkelja e Udokës, shkruan më tej ESPN erdhi për “marrëdhënien intime konsensuale që ka krijuar me një femër, anëtare e stafit.”

Ime Udoka është një ish-lojtar i NBA-së. 47-vjeçari debutoi si trajner i Boston Celtics sezonin e kaluar pasi punoi si asistent te San Antonio Spurs, Philadelphia 76ers dhe Brooklyn Nets. Te Celtics zëvendësoi Brad Stevens, duke e udhëhequr skuadrën në finale për hetë të patë në 12 vitet e fundit.

Ime Udoka ka qenë në një lidhje 12-vjeçare me aktoren e njohur Nia Long, me të cilën ka një djalë.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu