Krofne n’furrë

spot_imgspot_img

Perbersit:

175 ml qumësht
450-500 gr miell
20 gr tharm buke
75 gr sheqer kafe
2 vezë
½ lugë e vogël kripë
75 gr gjalpë të shkrirë.

Pergatitja:

Tharmin e bukës shkërmoqeni në qumësht të ngrohtë, shtoni një lugë të vogël sheqer dhe një miell dhe lëreni të fermentohet në vend të ngrohtë.

Në një enë shtoni miellin e situr, vezët, kripën, sheqerin, gjalpën dhe tharmin e fermentuar. Bëni një brumë të butë. Brumi mund të mbetet pak “ngjitës”, por mos e teproni me miell.

Brumin e formuar e të mbuluar me pecetë lëreni të pushojë në vend të ngrohtë për 30 minuta.

Pastaj tëhollojeni në një petë të gjerë me diametër trashësie prej 1 cm dhe me një gotë nxirrini krofnet.

Ato renditeni në një tepsi të mbuluar me letër kuzhine.

Krofnet e formuara kështu pushojnë edhe 30 minuta.

Pastaj piqen në furrën e parangrohur në 180 gradë për afro 20 minuta.

Pas pjekjes lyhen në të gjitha anët me pak gjalpë të shkrirë dhe sipas dëshirës mbushen me Nutella krem. Pas kësaj mund të kalohen në sheqer Kristal ose sheqer pluhur dhe janë të gatshme për konsumim.

Ju befte mir!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakBukë gjermane brötchen
Artikulli tjetërBukëza me presh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu