Përbërësit:
- 250 gr miell i butë
- 250 gr miell i egër
- 1 tharm buke
- 100 gr gjalpë
- 50 gr sheqer
- 1 vezë
- 2 te verdha te vezes
- 2,5 decilitra qumësht
- 1 lëvore limoni
- 1 decilitër vaj
- 200 gr marmeladë kajsie
- 2 lugë sheqer pluhur.
Pergatitja:
Në enë të përshtatshme bashkohen qumështi, 1 lugë e vogël sheqer dhe 1 lugë e vogël miell, përzihen të gjitha dhe lihen në vend të ngrohtë për të ardhur.
Në një enë tjetër bashkohen gjysma e miellit të butë dhe gjysma e miellit të egër, shtohen sheqeri i mbetur, të verdhtë e vezëve, veza, lëvorja e grirë e limonit, gjalpi dhe tharmi i ardhur dhe të gjitha përzihen mirë.
Pastaj gradualisht shtohet mielli i mbetur dhe ngjishet me dorë gjatë tërë kohës, derisa brumi të fillojë të fillojë të ndahet nga gishtërinjtë, brumi i ngjeshur lihet në vend të ngrohtë për të ardhur.
Brumit të ardhur i hedhet mielli dhe ai t’hollohet me pete në trashësi 1 centimetër, me kallëp të rrumbullakët nxirren krofnet dhe renditen në tavolinë pune dhe lihen për të ardhur edhe 20 minuta.
Krofnet e ardhura shtypen me dorë në mes, me qellim që në to formohet nga një thellim i vogël, në një tenxhere të gjerë nxehet vaji, lëshohen në të krofnet dhe fërgohen derisa të skuqen, së pari në njërën anë e pastaj në anën tjetër.
Në pjesët e thelluara të krofneve të fërguara vendoset nga një lugë marmelatë kajsie ose kumbullë dhe përmbi u hedhet sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.