Përbërësit:
- 200ml qumësht,
- 1 luge sheqer,
- 1 luge e vogle kripë,
- 2 vezë,
- 1 luge maja birre,
- sipas nevojes miell.
Mbushja:
- 200gr çokollatë për zierje,
- 4 luge ujë,
- 4 luge biskota të bluara,
- sheqer pluhur.
Përgatitja:
Ne qumeshtin e vaket qesi maja birre,sheqerin,perziejme dhe leme per 5 minuta te fermentohet.
Ne nje ene qesim vezet e tundura,shtojme kripen ,maja birren e fermeutar me qumeshtin dhe shtojme miell sispa nevojes pak nga pak derisa te behet nje mase brumi e bute.
Brumine mbulojm dhe leme ne vend te ngrohet derisa te dyfishohet vellimi.
Nga brumi ne tavolinen e permillur hollojme nje pete ne trashesi 0.5-1 cm trashesi dhe nxejrrim me gote rrathe me madhesi sipas deshires(zakonisht perdorim goten e ujit).
Cokollaten e shkrijme me uje,shtojme biskotat e bluara dhe shtojme sheqer sipas deshires.
Marim nje nga rrathet e formuar,qesim ne mes nje luge nga mbushja me cokollate dhe biskota,mbulojme me rrethin tjer dhe shtypim skajeve derisa te ngjiten mire petet mes veti.
Krofnet e pergaditura ne kete menyre I leme ne tavoline edhe per 30 minuta dhe me pas I fergojme ne vaj te bollshme te nxehte ne te dyja anet per nga 1-2 minuta.
Pastaj sipas deshires i sheqerosim me sheqer pluhur.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.