Krofne të Mbushura

spot_imgspot_img

Përbërësit:
800gr miell, 2 lugë maja birre, 3 lugë sheqer pluhur, pak kripë, 100ml vaj, 50gr margarinë, 2 vezë, 350ml qumesht te vaket, vaj per fergim, sheqer per pluhurosje, marmelatë ose nutella per mbushje.

Përgatitja:
Ne qumeshtin e vaket shtojme kvasacin dhe nje luge sheqer.

Leme qumeshtin te fermentohet.

Margarinen e shkrijme,shtojme vajin dhe i vendosim ne ene ne te cilen do te zeme brumin per krofnet.

Shtojme vezet e rrahura,pak krip(maje gishtash),sheqerin pluhur dhe perziejme.

Ne kete mase shtojme qumeshtin e vaket te fermentuar dhe shtojme miell gradualisht .

Perziejme me mixer derisa brumi te merr dendesine e duhur.

Nxjerrim brumin nga ena dhe qesim ne tavolinen e permillur.

Tanim duke e punuar me dore i japim formen e topthit.

Topthin nga brumi e qesim ne nje ene te lyer me vaj,pastaj lyejme me vaj edhe topthin e brumit persiper.

Brumin e pergaditur per krofnet e mbulojme dhe e leme ne nje vend te ngrohet derisa te dyfishohet vellimi.

Masen e fryre te brumit e qesim ne tavolinen e permillur dhe shtrijme me duar aq sa te mundemi duke fituar nje pete me trashei afer 1 cm trashesi.

Nga peta e brumit per krofnet nxjerrim me gote forma te rrumbullakta te cilat i rendisim ne tavoline dhe prap i leme edhe per 5 minuta.

Ne nderkohe nxehim vajin dhe fergojme krofnet ne temperature te mesme derisa te skuqen ne te dyja anet.

Krofnet e skuqura i qesim ne nje leter qe tu mpihet yndyra e tepert.

Me pas i kalojme neper sheqer dhe anash bejme nje vrime me ane te ndonje tehu.

Vrimen tek krofnet e mbushim me marmelate ose eurokrem me ndihmen e shiringes se kuzhines me te cilin dekorojme tortet me krem pana.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPitalka
Artikulli tjetërByrek me Djath

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu