Përbërësit:
500ml qumësht i vakët, pak tharm buke, 4 vezë, 3 lugë buke sheqer, 1 lugë buke kripë, 1kg miell, 4dl vaj për fërgim.
Përgatitja:
Përziejmë tharmin me pak qumësht të vakët dhe i hedhim pak sheqer e pak kripë nga masa që përmendem më lart.
E lejmë 10 min deri sa të vie.
Pastaj aty qesim edhe kripen dhe sheqerin tjetër dhe 4 t`kuqtë e vezëve.
I perziejmë me dorë gradualisht duke e shtu miellin dhe duke i shtu të bardhat e vezëve një nga një.
I perziejmë ashtu deri sa të formohet një brum i cili nuk të ngjitet për duar.
Pastaj brumin e qesim në një enë dhe e mbulojmë e lëmë deri sa të vie.
Kur të vie brumi e përziejmë me duar te lagura në ujë.
Përsëri e lëmë të vie dhe kështu 2 apo 3 her e përsërisim këtë procedurë.
Në fund e qesim mbi tavolinë i qesim pak miell dhe e tëhollojmë me tëhollues.
Me gotë uji nxjerrim forma të rrumbullakta dhe i lëmë te mbuluara ashtu për gjysëm ore.
Ngrohim vajin dhe krofnet fillimsht i rrotullojmë(ana që ka qenë përmbi e qesim ne vaj më së pari) dhe i qesim të fërgohen.
Përmbi iu qesim sheqer pluhur,apo i mbushim me marmeladë ose eurokrem.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.