Përbërësit për 8 persona:
250gr miell,
400gr rikota (gjize pa kripe),
80gr çokollate te zeze,
125gr gjalp ne temperature ambjenti,
200gr sheqer,
3 veze,
lekuren e 1 limoni.
Përgatija:
Perziejme brenda ne mikser me shpejtesi te ulet miellin, gjalpin e ndare ne copeza, 50gr sheqer, 1 veze derisa te jete formuar nje sfere brumi. E heqim perberjen nga mikseri, e punojme edhe pak brumin me duar, e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e leme te pushoje ne frigorifer per rreth 30 minuta.
Pregatisim mbushjen duke bashkuar ne nje ene rikoten me 2 vezet e mbetura dhe sheqerin derisa te formohet nje krem i bute. Shtojme lekuren e limonit dhe çokollaten e zeze te prere ne copeza te vogla te cilat i bashkojme mire.
Nxjerrim brumin nga frigoriferi, marrim 3/4 e tij dhe e hapim ne tavolinen e punes te lyer paraprakisht me pak miell duke formuar nje pete te rrumbullaket me diameter rreth 20cm te cilen e shtrojme mbi nje tave me diameter 18cm. Heqim nga anet e taves brumin qe ka dale teper dhe e çpojme fundin e saj me dhembet e nje piruni. Pjesen e mbetur te brumit e hapim ne forme katrore dhe presim nga ajo shume shirita te pothuajse te njejtes gjatesi dhe gjeresi.
Shtojme ne tave mbushjen me rikota dhe çokollate dhe vendosim shiritat e brumit ne siperfaqe duke i nderthurur si ne figure.
E pjekim krostaten ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. Mund ta sherbejme si ne temperature ambjenti ashtu dhe te ftohte./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.