Kruasan

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 600 gr gjalpë
  • 40 gr maja birre
  • 250 gr ujë (i vakët)
  • 150 gr sheqer kane
  • 6 copë vezë
  • 15 gr kripë
  • qumësht.

Përgatitja:

Përziejmë 500 g gjalpë me 50 g miell dhe formojmë një brumë të cilin e vëmë të pushojë në frigorifer.

Shkrijmë në ujë majanë dhe përziejmë me pjesën e mbetur të miellit. Zëmë brumin duke shtuar me radhë të gjithë përbërësit: qumështin, sheqerin, kripën, vezët një nga një, i punojmë për 30 minuta deri kur brumi të bëhet i butë.

Më pas e mbështjellim masën e brumit me qese kuzhine dhe e vendosim për një natë në frigorifer.

Të nesërmen hapim me petës të dyja masat e brumit, atë me maja dhe atë me gjalpë së bashku. Në mes të tyre vendosnim masën e mbetur të gjalpit për t’i bashkuar.

Pas kësaj e palosim petën më katërsh dhe e lëmë për 30 minuta në frigorifer. Më pas e hapim përsëri petën me trashësi 0.5 cm.

Më pas e ndajmë petën në trekëndësha të vegjël i mbushim me pak reçel ose çokollatë, kjo në varësi të dëshirës. I lëmë sërish të vijnë për rreth 2 orë në temperaturë ambienti, i lyejmë me vezë dhe i vëmë të piqen në furrë në temperaturën180-190° për 20 minuta.

Ju befte mir!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPite me mollë(e shpejtë për ramazan)
Artikulli tjetërByrek me kos

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu