Kube çokollate me banane

spot_imgspot_img

Përbërësit për koren:

  • 200 gr biskota,
  • 150 gr margarinë.

Për mbushjen e parë:

  • 7,5 decilitra qumësht,
  • 70 gr nisheste,
  • 6 lugё sheqer,
  • 100 gr çokollatë e zezё,
  • 2 lugё kakao.

Për mbushjen e dytë:

  • 7,5 decilitra qumësht,
  • 70 gr nisheste,
  • 6 lugё sheqer,
  • 100 gr çokollatë e bardhё.

Fruta:

  • 4 banane
  • 100 gr çokollatë e bardhё,
  • 30 gr margarinë.

Hapat:

Pёr koren pёrzihen biskotat e bluara me margarinёn e zbutur, pёrzierja vendoset nё pjesёn e poshtme tё tavёs drejkёndore.

Pёr mbushjёn e parё ndahet pak qumёsht dhe pёrzihet niseshtja, pjesa tjetёr e qumёshtit me sheqerin vihet tё vlojё pastaj shtohet niseshtja e tundur, kakao dhe çokollata.

Pёrzihen nё temperaturё tё moderuar derisa tё trashёt dhe pёrzihet mirё, mbushja menjёherё derdhet mbi koren e biskotave.

Pёr mbushjёn e dytё, gjithashtu pёrzihet niseshtja nё pak qumёsht dhe shtohet nё qumёshtin qё vlon me sheqerin, pastaj shtohet çokollata e bardhё e thyer nё copa.

Pёrzihet nё temperaturё tё moderuara derisa tё trashёt dhe tё pёrzihet mirё.

Sё pari radhiten bananet tё prera nё feta pёr sё gjati, dhe mbi bananet derdhet mbushja e dytё.

Pёrgatitet glazurё nga çokollata dhe margarina dhe derdhet mbi tortё, pasi torta mirё tё forcohet prite nё kube dhe shёrbehet.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTorte me krem dhe banane
Artikulli tjetërHallka me sherbet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu