Kube me Qumësht

spot_imgspot_img

Përbërësit për brumin:
6 vezë, 6 Luge gjelle sheqer, 6 Luge gjelle miell, Nje pako pluhur paste (pecive), 4 Luge gjelle kakao, 6 Luge gjelle uje i vakur.

Përbërësit për kremin e bardhë:
1 Liter qumësht, 100 gr nisheste, 4 Luge gjelle sheqer, 100 gr çokollatë e bardhë, 200 gr gjalpë, 150 gr sheqer pluhur.

Përbërësit për kremin me cokollatë:
200 gr Nougat cokolate, 5 Luge gjelle qumësht, 4 Luge gjelle sheqer, 150 gr gjalpë.

Përgatitja:
Rrahim vezet me mikser deri sa te behet shkum oastaj ia shtojme sheqerin.

Ngadal hedhim ujin e nxehte te vezet pastaj ia hedhim edhe miellin e perzier me kakao dhe pecive.

Perzime masen me tel kuzhine pastaj e derdhim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje.

Te pjeket ne temperatur 180 Grad per 20 minuta pastaj te largohet nga furra, te ftohet dhe te pritet me thike ne dy pjese ne menyre horizontale.
Per kremin e bardhe marrim 1-2 gote qumesht dhe i perzime me niseshten deri sa te treten niseshta mire.

Qumshtin tjeter e vlojme mbi zjarre duke ia hedhur sheqerin dhe cokolaten e bardhe. Ia shtojme qumeshtin e perzier me niseshten duke e perzier vazhdimisht masen ne menyre qe te mos ngjitet.

Pasi te trashet masa e largojme nga zjarri e lem te ftohet dhe e rrahim me mikser duke ia hedhur gjalpin dhe sheqer pluhurin.

Per kremin me cokolaten bashkojme te gjithe perberesit ne nje tenxhere dhe e vendosim mbi zjarre ne temperatur te ulet deri sa te shkrihet cokolata.E lem te ftohet kremi.

Marim njeren pjese te petes e vendosim ne nje pjate te madhe ,i hedhim spari kremin e bardhe pastaj kremin me cokolate.Ia vendosim pjesen tjeter te petes dhe e lyejme me kremin e bardhe te mbetur pastaj me kremin me cokolaten.

Torta eshte mire te konsumohet mbas 1 ose 2 dite atehere ka shije akoma me te mire.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakGurabia me Sherbet
Artikulli tjetërBajadera (Foto + Video)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu