Perbersit:
200 gr gjalpë të zbutur
200 gr sheqer
150 gr miell
150 gr çokollatë të zezë
40 gr kakao
5 vezë
1/2 pluhur pjekurinash.
Pergatitja:
Miellin bëjeni bashkë me pluhurin për pjekurina dhe kakaon.
Gjalpën e zbutur miksojeni bashkë me sheqerin duke shtuar një nga një edhe vezët.
Pastaj shtoni edhe miellin dhe çokollatën e ndarë në kubëza.
Brumin e përgatitur hidheni në tavën e kuglofit dhe piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 10 minuta.
Pastaj, temperaturën uleni në 150 gradë dhe vazhdoni me pjekjen edhe 40 minuta të tjerë.
Ju bëftë mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.