Perbersit:
250 ml ujë të vakët
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 vezë
550 gr miell
50 gr sheqer
1 lugë gjelle kripë
1 tharm buke
45 gr gjalpë
Fara lulëkuqeje, sezami ose të tjera sipas dëshirës.
Pergatitja:
Të gjithë përbërësit i bëni bashkë dhe formoni një brumë të butë e elastik.
Brumin e mbuluar vendoseni të fermentohet në një vend të ngrohtë për një orë.
Kur të jetë dyfishuar brumi, në tavën ku do të piqet buka vendoseni letrën për pjekje.
Brumin hidheni në sipërfaqen e punës, ngjisheni lehtë dhe ndajeni në 8 kulec mesatarë.
Kulecët renditni në tepsi dhe lyejini sipër më gjysmën e gjalpës që keni ndarë për lyerjen e bukëve.
Tepsinë lëreni në vend të ngrohtë për afro edhe një orë tjetër derisa të dyfishohen kulecët.
Furrën ngroheni në 190 gradë.
Para futjes në furrë kulecët mund t’I spërkatni me fara lulëkuqeje ose sezami sipas dëshirës.
Kulecët piqen për maksimumi 18 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të lehtë të artë.
Pas pjekjes lyhen me pjesën e mbetur të gjalpës. Konsumohen të ftohta.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.