Përbërësit:
250 ml ujë
95 gr gjalpë
gjysmë lugë gjelle kripë
125 gr miell
200 gr djathë kaçkavall (i grirë)
gjysmë lugë gjelle kripë
1 lëkurë limoni (e grirë)
1 lugë çaji sheqer
4 vezë
Përgatitja:
Hedhim në një tenxhere ujin, gjalpin dhe kripën.
E vëmë tenxheren në zjarr dhe sapo të marrë valë shtojmë miellin.
Përziejmë mirë derisa të kemi një brumë homogjen.
Heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Shtojmë djathin, sheqerin, lëkurën e limonit dhe i përziejmë mirë.
I shtojmë vezët një nga një duke përzierë mirë pas çdo veze.
Formojmë topa të vegjël dhe i shtrojmë në një tepsi.
I pjekim në 160 gradë për rreth 20 minuta.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.