Palmeiras konfirmohet skuadra më e mirë e Amerikës së Jugut pas fitores 2-1 në finalen e Kupës Libertadores kundër Flamengo-s.
Ndeshja e luajtur në Montevideo është zhbllokuar pas vetëm pesë minutash nga një gol i Veiga-s.
Kundërpërgjigja e Flamengo-s ka ardhur në minutën e 72-të me Gabriel Barbosa.
Ish-ylli i Inter-it është bërë lojtari i parë që shënon 11 gola në një edicion të Kupës Libertadores në shekullin e 21-të.
Ai është mes nëntë lojtarëve brazilianë që kanë shënuar të paktën tre gola në finalen e turneut: në 2019-ën, ai shënoi një dygolësh në finalen kundër River Plate.
Ndeshja ka shkuar me shtesë dhe në minutën e 95-të ka ardhur episodi që ka vendosur fatin e ndeshjes.
Pereira ka humbur një top në mbrojtje dhe Deyverson ka përfituar duke shënuar dhe fiksuar shifrat në 2-1.
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.