Kush është talenti i ri që ka siguruar Milani. Modelet Sterling dhe Dembele. Vizita sekrete (VIDEO)

spot_imgspot_img

Maldini dhe Massara tashmë janë duke menduar për të ardhmen e klubit kuqezi.

Dy drejtuesit, në koordinim me zonën e skautizmit, janë vazhdimisht në kërkim të perspektivave të reja interesante.

Vëzhguesit e Milan udhëtojnë në të gjithë botën, me synimin për të gjetur talente për t’u përfshirë në skuadrën e kuqezinjve.

Rrjeti i skautëve është i pranishëm në çdo nivel të futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe i fundit i punësuar nga klubi Milan është profili i Bob Murphy Omoregbe.

Bëhet fjalë për një sulmues shumë të ri, i lindur në vitin 2003, militant në Serinë D italiane dhe pikërisht te Borgosesia.

Kontratë trevjeçare dhe një investim prej 100 mijë eurosh: kjo ka qenë formula e Milanit që ka bindur klubin e lojtarit dhe lojtarin vetë…

Disa klube e kishin vënë në shënjestër 18-vjeçarin. Veçanërisht, përveç Milanit, klubet më të interesuara ishin Hellas Verona dhe Sassuolo.

Milan, siç u përmend, pasi e kishte monitoruar djalin prej kohësh, e transferoi atë si një goditje në perspektivë.

Italiano-Nigeriani luan në ekipin e parë të Borgosesia, por kuqezinjtë fillimisht do t’i bashkohen Primavera-s në mënyrë që të kenë kohë për të zhvilluar aspekte tekniko-taktike thelbësore për botën e profesionistëve.

Kush është Omoregbe: roli dhe karakteristikat

Bob Murphy Omoregbe është një futbollist me origjinë nigeriane, i lindur në Itali më 5 nëntor 2003. 18 vjeç vetëm pak ditë më parë, prej rreth 3 vitesh luan te Borgosesia. Fillimisht u shfaq me kategorinë Allievi, e më pas vazhdoi të ecën mirë në kategorinë Junior.

Në korrik ai u shtua në ekipin e parë, me të cilin tashmë ka shënuar një gol dhe asistuar që në fillim të sezonit.

Omoregbe, i cili është një krah i djathtë me një rol të natyrshëm, mahnit më shumë për lehtësinë në kërcimin e kundërshtarit 1 kundër 1. Kjo falë një teknike të shkëlqyer dhe një shpejtësie të madhe.

Përveç kësaj, lojtari është i pajisur me një forcë të jashtëzakonshme fizike, e cila e favorizon edhe më shumë në duelin me kundërshtarët.

Disa muaj më parë, vetë Omoregbe e krahasoi veten me kampionë si Dembelè dhe Sterling për disa nga karakteristikat e tij: “Unë kam fizik të mirë dhe jam i shpejtë. Krahasuar me kampionët e futbollit ndërkombëtar, kam disa karakteristika të ngjashme me ato të Dembeles dhe Sterlingut. Unë jam tip kokëfortë, por dua të mësoj dhe kuptoj shpejt”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu