Kyrgios shkruan historinë, prek gjysmëfinalet e Wimbledon për herë të parë në karrierë

spot_imgspot_img

Nick Kyrgios kaloi në gjysmëfinale të Wimbledon për herë të parë në karrierë pasi ia doli të fitojë këtë të mërkurë ndaj Garin.

Në raundin tjetër australiani do të ketë përballë një prej dyshes Fritz/Nadal, të cilët janë aktualisht duke u ndeshur për një vend në gjysmëfinale.

Kyrgios fitoi me rezultatin 0-3, me setin e parë që u mbyll me rezultatin 4-6, seti i dytë me rezultatin 3-6 dhe seti i tretë më rezultatin 6-7.

Tenisti australian ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, jo vetëm për performancën në Wimbledon, por edhe për përplasjen me tenistin grek Tsitsipas dhe për faktin se akuzohet nga ish-e dashura e tij se e ka dhunuar dhe për këtë arsye më 2 gusht Kyrgios do të dalë përpara gjykatës, duke rrezikuar deri në 2 vite burg.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu