Lëkundjet në makinë, shefi i Mercedes në alarm për Hamilton: Rrezikon dëmtim në tru!

spot_imgspot_img

Një nga problematikat më të theksuara në skuderinë Mercedes në këtë sezon të Formula 1, janë lëkundjet e shpeshta në njëvendëshen gjermane. Lëkundje të cilat vijnë si pasojë e ndryshimeve të rregullores që si duket në makinën Mercedes nuk janë konsoliduar ende siç duhet, edhe pse në garat e fundit pista si ato të Kanadasë, Britanisë së Madhe, Austrisë, Francës dhe Hungarisë i kanë avantazhuar.

Së fundmi, shefi i Mercedes, Toto Wolff thekson se lëkundjet janë bërë tashmë të rrezikshme dhe se piloti Lewis Hamilton rrezikon të pësojë ndonjë dëmtim në tru për shkak të kohës së gjatë që kalon në makinë.

“Unë mendoj se FIA duhet të shohë sërish rregullat. Këto lëkundje janë të rrezikshme dhe kur vazhdojnë për një kohë të gjatë, rrezikojnë që të dëmtojnë trurin e pilotit”, u shpreh Wolff.

Vlen të theksohet se skuderi si Ferrari apo Red Bull kanë gjetur mënyrën si të shmangen të tilla lëkundje në njëvendëshet e tyre dhe nuk kanë pasur ankesa. Kujtojmë se Formula 1 për momentin është e ndërprerë dhe rikthehet në fundin e muajit gusht me Çmimin e Madh të Belgjikës, teksa Max Verstappen kryeson me 80 pikë diferencë nga Charles Leclerc.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu