Ish-lojtari i Lazio-s dhe Juventus-it, Stephan Lichtsteiner, ka dhënë një intervistë interesante për Gazzetta dello Sport në prag të ndeshjes së të shtunës në kampionat me Lazio-s dhe Juventus-it.
“Nuk është kurrë e lehtë të luash në Olimpico kundër Lazio-s: për Juventus-in do të jetë një ndeshje e komplikuar, edhe sepse skuadra e Sarri-t do të kërkojë të sulmojë vazhdimisht”, ka thënë ish-futbollisti zviceran.
Në lidhje me vështirësitë e Juventus-it në këtë sezon:
“Besoj se mund t’ia dalin akoma për titullin. Mbaj mend atë që ka ndodhur në sezonin 2015/16. Duhen fituar shumë ndeshje radhazi dhe të gjejnë mentalitetin e duhur.
“Atë vit, Buffon vendosi rekordin e numrit më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol dhe të gjithë ne kënaqeshim kur nuk pësonim gola ose kur nuk linim kundërshtarin të gjuante. Detajet bëjnë diferencën”.
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.