Llapi mposht Dritën në “Fadil Vokrri”, Kupa shkon për herë të parë në Podujevë

spot_imgspot_img

Llapi fiton Kupën e Kosovës për herë të parë në histori. Skuadra nga Podujeva mposhti 2-1 Dritën në finalen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Meksikani Franciso Rivera kaloi skuadrën e Batatinës në avantazh në minutën e gjashtë, por “Intelektualët” barazuan pas gjysmë ore lojë me anë të Hamdi Namanit (37’).

Llapi e filloi mirë edhe fraksionin e dytë të takimit. Arbnor Ramadani realizoi golin e fitores (48’). Llapi menaxhoi avantazhin dhe në fund nisi festën e madhe.

Të dy skuadrat dardane e kanë siguruar kualifikimin në Conference League nga kampionati, ndërsa Llapi dërgon Kupën për herë të parë në Podujevë.

Kupa e Kosovës
Finalja

Llapi-Drita 2-1
(Rivera 6′, Ramadani 48′ / Namani 37′)

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu