Llazanja Primo

spot_imgspot_img

Përbërësit për 4-5 persona:
3 gota miell, 3 kokrra vezë, 200 gramë mish i grirë, 2 kokrra qepë, 2 lugë gjelle salcë, 3-4 lugë gjelle yndyrë, kripë, piper, dafinë, pak gjalpë.

Për salcën e bardhë:
2 lugë gjelle miell, 1 gotë uji qumësht, 1 kokërr vezë, 1 lugë gjelle gjalpë.

Përgatitja:
Brumi përgatitet njësoj si për petët e dorës, po me atë normativë.

Ndahet në kuleq dhe pasi lihet për 15-20 minuta i mbuluar me pecetë të lagur, në mënyrë që të mos zërë cipë në sipërfaqe, hapen petët me trashësi rreth 2-3 mm.

Petët thahen pak dhe priten në shirita 4 gishta të gjerë. Shiritat e gjatë i ndajmë në 2-3 pjesë. Në tenxhere me ujë të vluar e kripë hidhen petët pjesë-pjesë dhe lihen të ziejnë për 4-5 minuta, hiqen nga uji i vluar dhe hidhen ë ujë të ftohtë për disa minuta, kullohen dhe shtrohen në tavë që të drejtohen. Pasi të jenë zier të gjitha  petët, përgatitet kima.

Në tigan me yndyrë të nxehtë kaverdiset qepa e prerë në formë kubike të vogëla, paastaj shtohet mishi i grirë, i cili përzihet duke e mbajtur në zjarr për 10 minuta derisa të avullohet lëngu dhe të ngelet me yndyrë të vet.

Shtohen domate të freskëta të qëruara e të grira ose salcë, përzihen së bashku, hidhet kripë, piper, dafinë, lëng mishi ose ujë dhe lihen të ziejnë për 5-10 minuta. Në tavë të lyer me yndyrë, e cila spërkatet me galetë të bluar, shtohet 1/3 e sasisë së petëve, mbi to vendoset gjysma e kimës, pastaj 1/3 e petëve të tjera, hidhet pjesa tjetër e kimës, rrafshohet mirë dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve.

Në një tenxhere tjetër ose tigan kaverdiset pak miell me gjalpë, shuhet me qumësht të nxehtë dhe përzihet shpejtë që të mos krijohen kokrra. Kur kjo masë është trazuar dhe e bërë njëllojtë, hiqet nga zjarri, ftohet pak dhe përzihet me vezë.

Kjo masë që quhet salcë e bardhë shtrohet në tavë sipër petëve, rrafëshohet në të gjithë sipërfaqen, spërkatet me djathë kaqkavall e gjalpë dhe piqet në furrë derisa të krijojnë një kore të kuqërremtë.

Këshillë: 
Ky llojë ushqimi shoqërohet me verë të bardhë.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu