Përbërësit:
500 gr miell, 65 gr gjalpë, 155 gr qumësht, 2 vezë + 1 të verdhë të vezës (për lyrje të llokumeve), 30 gr majë buke, 150 gr sheqer, nutella, sheqer pluhur.
Përgatitja:
Së pari shkrijmë majën e bukes në një gotë me pak qumësht të vakët.
Në një enë hedhim miellin, vezët, gjalpin e shkrirë, majën, sheqerin dhe qumështin, përbërsit në enë i përziejmë mirë me tel kuzhine, pastaj fillojmë të krijojmë brumin, i ngjeshim me anë të
duarve, derisa të arrijmë një masë të butë (veprojmë njëlloj si me brumin e bukëve).
Brumin e përgaditur e mbulojmë me një pecetë të lagur, dhe e lëm të viej për dy orë.
Pastaj marrim burmin e vendosim në tavolinë pune dhe e shtrijmë me okllahi, brumin e lëm me trashësi 5mm, pastaj marim një gotë të ujit dhe presim forma të rrumbullakëta me ndihmen e gotës.
Mbi format e rrumbullakëta në mes tyre vendosim nutella, me pak ujë lagim anët e llokumit dhe sipër vendosim petën tjetër të rrumbullakët, e shtypim pak anash me që llokumi të mbyllet komplet dhe të mos na dal qokollata anash.
Kështu veprojmë derisa të përfundojmë me brumin e përgaditur.
Llokumet e përgaditura i shtrojmë në tavë në të cilën vendosim letër furrë, i fusim në furrë dhe i lëm të fryhen për një orë.
Pastaj rrahimtë verdhën e vezës me pak qumësht dhe i lyejmë sipër llokumeet.
Tavën me llokumet e përgaditura e pjekim në temperaturë 180gradë për 30minuta.
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.