Përbërësit:
- 4 gota qumësht,
- 1 gotë sheqer pluhur,
- 1 gotë bollgur,
- 1 vanilje,
- 2 lugë të gjellës gjalpë,
- 1 shllag krem,
- 2 gota kokos.
Përmbi:
- badema
Përgatitja:
Në një tenxhere e derdhim qumështin, sheqerin, bollgurin e përziejmë në temperaturë mesatare.
Pastaj ia shtojmë gjalpin, vaniljën dhe e përziejmë glazurën, së fundmi ia shtojmë krem shllagun, kokosin dhe e përziejmë e gjithë glazurën.
Nëse bëhet glazura e butë atëher ia shtojmë edhe pak kokos, sipas dëshirës ia japni formën.
Llokumave ia vendosni nga 1 badem përmbi.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT