Luis Figo: Barcelona ka përmirësime, por futbolli është diçka tjetër

spot_imgspot_img

Luis Figo ishte një nga folësit në ditën e dytë të organizuar nga kantina e verës “Marqués de Murrieta”. Ai shoqërohej nga mjekët Marta Garay, Ramón Estruch dhe Miguel A.Martínez-González. Pas prezantimit, portugezi ka folur për futbollin, konkretisht për ndeshjen e sotme të Real Madridit:

“Do të jetë një lojë e vështirë, sepse Real Madridi duhet të sigurojë fillimisht kualifikimin dhe më pas të jetë i pari në grup, çka është shumë e rëndësishme. Rivali është një nga zbulimet e këtij Champions-i, që tashmë ishte në gjendje të fitonte edhe në “Bernabeu”.

Luis Figo foli edhe për ndeshjen e Barcelonës dhe pasojat e barazimit me Benfica: “Ka një përmirësim në lojë te skuadra katalanase, por futbolli është diçka tjetër. Janë krijuar shumë pritshmëri me ardhjen e Xavi si trajner, por do të shohim se sa larg mund të shkojë”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu