Përbërësit:
6 kokrra vezë (të bardhat),b400 gr sheqer pudër, 250 gr pudër bajamesh,b3-4 pika ngjyrues ushqimor, pak kripë.
Përgatitja:
Hedhim të bardhat e vezëve bashkë me pak kripë në një tas. I rrahim derisa të bëhen shkumë.
Me ndihmën e një site, hedhim gjysmën e sheqerit pudër te shkuma e vezëve dhe vazhdojmë ta rrahim përsëri me mixer. Shtojmë dhe gjysmën tjetër dhe vazhdojmë rrahjen.
Marrim pudrën e bajameve dhe ia hedhim shkumës me vezë. I trazojmë me një lugë, derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
Hedhim disa pika të ngjyruesit (ngjyrën që preferoni) dhe e trazojmë me kujdes, derisa ngjyra të shpërndahet gjithandej.
Në një qese pastiçerie hedhim masën e macaroons-ave. Marrim një tepsi me letër kuzhine dhe mbi të formojmë forma të rrumbullakëta me diametër 2 centimetër.
Lërini macaroons-at përjashtë për 30 minuta që të marrin temperaturën e dhomës.
Në një sobë të parangrohur në 170°C vendosim macaroons-at për 14 minuta.
Pasi janë pjekur lërini të ftohen në temperaturën e ambientit dhe më pas mund të zgjidhni mbushjen tuaj të preferuar (reçel ose çokokrem).
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.