Makarona Grek

spot_imgspot_img

Përbërësit:
2 domate, te prera ne kube
250 gr djath te bardhe, te prere ne kube
majdanoz, i grire imet
rigon i thate
kripe
piper i zi i bluar
vaj ulliri
leng i 1 limoni
1 pako penne ose rigatoni (apo cdo lloj makaronash te shkurtra)
150 gr ullinj te zinj, pa berthame

Përgatitja:
Ziejme makaronat ne uje me kripe dhe pak vaj ulliri, derisa te jene ” al dente”. I kullojme dhe i leme menjane.
Nderkohe, ne nje ene tjeter perziejme domatet, djathin, rigonin, majdanozin, kripen, piperin, ullinjte, lengun e limonit dhe vajin e ullirit.
I perziejme mire te gjithe perberesit dhe i perziejme bashke me makaronat.
Servirini te ngrohta.Sperkatini me pak vaj ulliri.

P.S
Kjo eshte nje pjate e cila mund te serviret dhe e ftohte si sallate makaronash.
Nese deshironi mund te shtoni dhe pak hudher te shtypur per nje shije me pikante.
Gjithashtu dhe vajin e ullirin mund ta beni pikant duke e perziere me pak spec te kuq, piper te zi dhe ereza te pelqimit tuaj.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPetulla me Molla
Artikulli tjetërKeksa të Njelmët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu