Përbërësit:
250 g makarona flutur (si këto në foto ose dhe lloj tjetër po të doni)
160 g ose një kuti konserve peshku ton
2 speca jeshil apo të kuq
një grusht majdanoz
2 lugë vaj ulliri
lëngu i një limoni
2-3 thelpinj hudhre
kripë
piper i zi.
Udhëzimet:
Në një tenxhere zieni makaronat. Në anën tjetër pritini hollë specat, shtojini sipër thelpinjtë e grirë hollë të hudhrave, vajin, lëngun e limonit, kripën, piperin, majdanozin dhe peshkun ton të cilit ja keni hequr vajin më përpara. Së fundmi përzijini këto me makaronat e sapoziera (të cilave nuk do ti keni hedhur yndyrë tjetër).
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.