Nevoiten:
4 të kuqtë e vezëve
100 gr sheqer
1 dl vaj
1dl qumësht
1 lugë kakao
1 pluhur për pjekurina
200 gr miell
Filli:4 të bardhat e vezëve
10 lugë sheqer
Glazura:100 gr qokoladë kuzhine
pak vaj
Përgatitja:Rrahim të kuqtë e vezëve me sheqer,pastaj i shtojmë vajin qumështin dhe kakaon.Në fund e shtojmë miellin e përzier me pluhur per pjekurina.Masën e qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë 180*C rreth 20 minuta.
Deri sa të piqet torta ,rrahim të bardhat e vezëve me sheqer deri sa të bëhet shkumë e fortë.Pastaj i hedhim mbi tortën e pjekur dhe e fusim përsëri në furrë në temperaturë 100 *C për 10 minuta.
Kur të ftohet i hedhim përmbi qokoladën e shkrirë me pak vaj dhe pak qumësht. / Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.