Mane te Bayern Munchen? Reagon sulmuesi i Liverpoolit

spot_imgspot_img

Sadio Mane është një nga objektivat e Bayern Munchen. Sulmuesi senegalez, i cili ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, mund të largohet nga Premier League.

30-vjeçari është i fokusuar te finalja e Champions League ndaj Real Madrid (28 maj), teksa ka reaguar pas interesimit të kampionëve të Gjermanisë.

Do të përgjigjem vetëm pas finales së Ligës së Kampionëve nëse do të qëndroj apo jo”, deklaroi Mane për Sky Sports.

Bild raporton se goleadori i skuadrës së Jurgen Klopp ka marrë shumë oferta, por prioriteti i tij është të transferohet në Bavari.

Duke llogaritur moshën dhe faktin që i ka mbetur një vit kontratë, Liverpool është gati të nisë bisedimet nëse ofrohen minimalisht 50 milionë euro.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu