Mantija Kosove

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 2 gota ujë (të vakët)
  • 2 lugë vaj ulliri (kosovarët përdorin vaj luledielli)
  • pak kripë
  • 600 gr mish viçi i grirë
  • 3 kokrra qepë
  • kripë
  • 4 lugë gjalpë (i freskët, i shkrirë)
  • piper i zi.

Përgatitja:

Në një tas të madh të thellë hedhim miellin, ujin e vakët, vajin, kripën. Përzihen dhe formojmë brumin. Nga brumi i formuar përftojmē 25- 30 kuleçë të vegjël.

Hapim me petës secilin kulaç në rrathë me diametër deri 12-15 cm. Lyejmë kuleçët me gjalpë të shkrirë dhe i bashkojmë pale- palë deri në dhjetë.

Secilën dhjetëshe e tëhollolim në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë.

Për mbushjet e katrorëve na nevojiten një lloj raguje me mish të grirë, qepët e grira hollë, kripë, piper i zi. Masën e përgatitur e kaurdisim ngadalë në vaj ulliri dhe në fund të gatimit i hedhim pak piper të kuq për ngjyrë.

Masën e lemë të ftohet dhe më pas, me të mbushim katrorët/shamitë prej petësh të përgatitura më parë. Çdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe e vendosim në tepsi për t’u pjekur.

Mantiat i pjekim për një gjysmë ore ose pak më shumë. Pasi janë pjekur mbulohen me një pecetë për 10 minuta dhe shoqërohen me kos ose dhallë.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakBuke Shtepie
Artikulli tjetërPiroshka me mish për syfyr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu