Ditën e djeshme Microsoft përmes një postimi në blog tha se Windows App më në fund ka mbërritur dhe është i disponueshëm për Windows, macOS, iOS, iPadOS dhe shfletuesit.
Aplikacioni është një eksperiencë e unifikuar ku përdoruesit mund të lidhen me një pajisje Windows nga çdo pajisje e tjetër e mbështetur.
Është një mënyrë e thjeshtë për tu lidhur përmes Microsoft 365, Azure Virtual Desktop, Remote Desktop, Remote Desktop Services ose Microsoft Dev Box.
Kjo do të thotë se në shumicën e platformave duhet të zëvendësoni çdo aplikacion remote desktop që përdorni me Windows App.
Por nuk është kjo e gjitha që Windows App mund të bëjë ndërsa vjen në shërbim të përdoruesve por edhe profesionistëve IT.
Aplikacioni i Windows synon përfundimisht të jetë një pikë referimi për menaxhimin efikas të përmbajtjes në pajisjet tuaja të lidhura. Sipas Microsoft, ai është gjithashtu i pajisur me funksione të avancuara të sigurisë, në mënyrë që të mund të punoni në mënyrë të sigurt nga çdo vend.
Aplikacionin mund ta shkarkoni duke vizituar Microsoft Store. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.