Mediat franceze ‘masakrojnë’ Messin: Një gol në 600 minuta ka shënuar “Topi i Artë”

spot_imgspot_img

Vetëm një gol në 600 minuta. Shumë pak. Sidomos nëse emri i futbollistit është Lionel Messi. Kështu, shtypi francez refuzon sërish kampionin e PSG-së, i cili u bllokua edhe dje në 0-0 ndaj Nice. “Një paraqitje zhgënjyese, me të vërtetë e padenjë për një Top të Artë”, – shkruan “Le Parisien”. Nota për shtatë herë fituesin e çmimit prestigjioz? 3, si për gjithë ekipin parizien.

Sigurisht, nota 3 franceze korrespondon me 4 tonë, por gjithsesi është një zhgënjim i konfirmuar nga krejt skuadra. Ditën e ndarjes së çmimit për Topin e Artë, ku Messi fitoi trofeun e shtatë përballë Lewandowski, i cili megjithatë shënon me Bayern Munich: 14 gola në 13 ndeshje të Bundesligës deri më tani.

Nga ana tjetër, argjentinasi, shkruan “Le Parisien”, ofroi një paraqitje të padenjë për Topin e tij të Artë. Zhgënjyes në rolin e një “9” fals. Një rol që as nuk e bind skuadrën: “I izoluar, në vazhdën e asaj që është shfaqur javët e fundit, Messi të jep përshtypjen se luan gjithmonë me të njëjtin ritëm: shumë i ngadalshëm.

Dhe kështu, – përfundon e përditshmja sportive, – mbetet një gjetje befasuese: pas 600 minutave në Ligue 1, Messi ka shënuar vetëm një gol”. Shumë pak për një kampion që dje prezantoi një tjetër Top të Artë për tifozët e rinj. Dhe me ironi, mediat pariziene shkruajnë: “Messi ishte më mirë të hënën”. Pra, kur u paraqit me trofeun e lojtarit më të mirë të vitit.

Sidoqoftë, në fushë ylli argjentinas nuk po shkëlqen ende siç duhet. Messi justifikohet se nuk është përshtatur ende me skuadrën e re, e cila më pas vazhdon të prodhojë një lojë mjaft të dobët. Edhe nëse gjykimi i “Le Parisien” është shumë më i ashpër: “Kjo është një PSG në rënie të lirë, pavarësisht ardhjes së Messit”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu