Mini pica të shpejta

spot_imgspot_img

Perbersit:

  • 600 gr miell
  • 1 pluhur për pjekje
  • 10 gr maja te fresket
  • ½ luge sheqer
  • ½ luge kripë
  • 50 gr margarin e zbutur
  • 100 ml kos
  • 250 ml ujë
  • 2 luge vaj ulliri

PËR MBUSHJEN:

  • 200 gr përshutë sallami
  • 200 gr kaçkavall
  • 10 luge salcë domate
  • 1 luge Rigon
  • 10 ullinjë kokerr.

Pergatitja:

Ne nje gote qesim ujin e vaket,majen dhe sheqerin dhe leme te fermetohet per 5 minuta.

Ne nje ene tjeter qesim kosin,margarinen e zbutur,vajin e ullirit,dhe majen e fermetuar.

Ne po kete ene shtojem kripen,miellin e perzier me pluhurin per pjekje duke shtuar gradualsiht miellin.

Masen e perziejm derisa te behet mase homogjene ,pra nje brum i bute.

Brumin e qesim ne tavolinen e punes te permillur,dhe ndajme 10 toptha.

Secilin nga topthat e hollojme ne pete 10 cm diameter dhe qesim ne tepsi te mbuluar em leter per pjekje,pra ne dy tepsi nga 5 duke lene hapesire mes tyre.

Secilin nga pete e shtypim pak me shume ne mes.

Ne mes te seciles mini pice qesim nga nje luge salce domatesh,kackavall dhe sallam te grire ne rende,pak rigon dhe nga nje kokerr ulliri.

Pjekim ne 220 grade per 10 minuta secilne tepsi.

Pas pjekejs shtojme secilen nga minipicat me nje maje thike te holle ne mes qe te behen me te buta dhe masa e lengshme te depertoje edhe ne pjesen e fundit te saj.

Servojme te nxehta,mjaftojne nga 2-3 cope per secilin.

Ju befte mir!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPide me suxhuk
Artikulli tjetërPOGAÇE LULE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu