Miqësore homazh për Maradonën, De Laurentiis zbulon kur do të luhet Napoli-Argjentinë

spot_imgspot_img

Një ndeshje mes Napolit dhe Argjentinës për të nderuar Diego Armando Maradonën në stadiumin që tani mban emrin e tij. Aurelio De Laurentiis, presidenti i klubit blu, me ftesë të Hugo Maradonës foli për “America TV”, një nga programet më të famshme të futbollit argjentinas:

“Ne po punojmë me ministrin e Jashtëm Di Maio dhe ambasadorin argjentinas në Romë që të mund të organizojmë më 24 maj, në këtë stadium, ndeshjen mes Napolit dhe Argjentinës. Do ta quajnë “Kupa e parë Maradona”. Pas eventit të organizuar nga Barcelona dhe Boca Juniors, “Maradona Cup”, edhe dy skuadrat e tjera, tek të cilat “Pibe de Oro” e ka lidhur pazgjidhshmërisht karrierën e tij janë të gatshëm t’i bëjnë homazhe. Do të jetë një ndeshje plot sharm, që të lë pa frymë”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu