Përbërësit për 4 persona:
1 kg gjoks pule
50 gr gjalpë
200 gr kaçkavall
200 gr kërpudha të freskëta
3 thelpinj hudhër
1,5 lugë miell
1 kokë qepë
200 ml qumësht
vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj. Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë kërpudhat e prera në fije të holla. Pasi skuqen ato, në tigan e shtojmë hudhrën e grirë. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Gjokset e pulës i presim në biftek, të cilat i skuqim në vaj në tigan tjetër. Fillojmë me përgatitjen e salcës beshamel. Në tenxhere në zjarr e hedhim gjalpin.
Pasi shkrihet gjalpi, e shtojmë miellin. Përziej më me tel kuzhine. Duke përzier pandërprerë me tel, në tenxhere e hedhim qumështin. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Pasi salca beshamel e fiton dendësi në e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri.
Në tavë hedhim vaj dhe në të vëmë biftekun e skuqur.
Sipër çdo bifteku vëmë nga masa me kërpudha. Sipër vëmë salcë beshamel. Sipër salcës grijmë kaçkavall. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Biftekun e pulës me kërpudha i vëmë në pjatën për servirje. Në dy skajet e pjatës vëmë brokoli të kaurdisur. Zbukurojmë me feta domateje.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.