ADVERTISEMENT
Përbërësit
- 4 vezë
- 3-4 filxhanë të v.kafeje sheqer
- 3 filxhanë vaj
- 3 filxhanë kos
- 1 vanilje
- 1 lëvore limoni në rende
- 1pluhur paste
- 7 filxhanë miell
- 100 gr rrush të terur ose brusnica
- muffins
Përgatitja:
Kyçet furra në 200*C.
Me tel kuzhine tunden vezët me sheqer.
Shtohen vaji, kosi, vanilja, lëvorja e limonit dhe, pasi të përzihen të gjitha mirë, hidhet mielli me pluhur paste duke e përzier me lugë.
Përzihen mirë të gjithë përbërësit, masa derdhet në kallëpa për muffin me forma zemre ose të rrumbullakëta.
Sa të futen në furrë, ulet temperatura në 170*C për t’u pjekur për afro 30-40 minuta.
Pasi të ftohen pak, largohen nga modeletat, mbi u hidhet sheqer pluhur ose futen në çokollatë të shkrirë.
Shërbehen me liker qershie, ose kafe./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.