Përbërësit:
- 3 vezë
- 1 filxhan sheqer pluhur
- 1 gotë çaji vaj
- 4 lugë kos
- 10 lugë miell
- 1 pako vanilje
- 1 pako pluhur pjekje
Përgatitja:
Rrihni vezët dhe sheqerin pluhur me mikser derisa të shndërrohen në krem.
Pastaj shtoni vajin e lulediellit, kosin dhe vaniljen, vazhdoni të përzieni
Shtoni miellin pluhurin për pjekje në përzierje.
Përzieni të gjithë përbërësit shpejt me një lugë druri.
Mbusheni kallëpët me nga dy lugë masë.
Piqeni në furrë të parangrohur 180 gradë për 20 minuta .
Pasi të keni bërë muffins lëni të ftohën për 5 minuta,
Hiqeni nga tepsia dhe dekoroni me fruta.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.