Musaka me mish pule

spot_imgspot_img

Perbersit:

500 gr gjoks pule i copëtuar në pjesë të vogla
500 gr patate
2 karrota
2 qepë
2 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell
2 vezë
1 gotë ajke e thartë
¼ gotë qumësht
kripë dhe piper i zi
vegetë PODRAVKA.

Pergatitja:

Patatet qërojini, pritini në rrathë dhe hidhjuni mëlmesat e dëshiruara.

Qepën, karrotën dhe gjoksin e pulës të prerë në kubikë fërgojini në gjalpë.

Kësaj mase shtojini miellin, ujin, kripën e piperin dhe përziejeni mirë.

Vazhdoni e ziejeni derisa të trashet salca.

Më pas, në një tavë të lyer me yndyrë rendisni një rend patate, një mish..derisa të shpenzoni të gjithë masën.

Tavën përfundojeni me patate dhe piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 45 minuta.

Më pas dy vezët tundini me qumësht dhe ajkën e thartë dhe hidhjani tavës sipër. Piqeni për edhe 15 minuta të tjerë dhe tava juaj me musaka pule është gati.

Ju bëftë mirë.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakKofshë me Kaçkavall
Artikulli tjetërMish Viçi me Kripë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu