NBA, kampionët i japin fund krizës, “buzëqeshin” Jazz dhe Clippers!

spot_imgspot_img

Pas një krize rezultatesh, Milwaukee Bucks u rikthye te fitorja në NBA duke i dhënë fund ecurisë negative prej 5 humbjesh në 6 ndeshjet e fundit me suksesin në transfertën ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 118-109. Një fitore nën shenjën e grekut Giannis Antetokounmpo për kampionët në fuqi të NBA të cilët iu falën 31 pikëve por edhe 16 rebound-eve dhe 4 asisteve të liderit të tyre.

U kthye te fitorja pas dy humbjesh rresht edhe Utah Jazz që mposhti me rezultatin 110-98 Atlanta Hawks duke thelluar krizën e skuadrës nga Georgia që pësoi humbjen e 5-të radhazi. Më i miri për skuadrën nga Salt Lake City ishte Donovan Mitchell me 27 pikë. 27 pikët e Damian Lillard ndërkohë nuk mjaftuan për Portland Trail Blazzers që u mposhtën në Staples Center nga Los Angeles Clippers 117-109. Për kalifornianët spikatën Paul George me 24 pikë dhe Reggie Jackson me 23 pikë.

 

/ www.emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakStrudel me Mollë
Artikulli tjetërSallatë e shëndetshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu